Zgjedhjet në SHBA/ Biden fiton në Delaware, Maryland, Massachusetts; Trump fiton në Oklahoma, dhe Tennessee

04/11/2020 02:34

Vazhdon numërimi i votave në shumë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas rezultateve të deritanishme kandidati demokrat Joe Biden ka fituar në shtetet: Delaware, Maryland, Massachusetts, New Jersey dhe Distrikti i Kolumbias.

Ndërkohë Donald Trump ka fituar në shtetet: Oklahoma, Kentucky dhe Tennessee. New Jersey e fituar nga Biden ka 14 vota elektorale, ndërsa Tennessee e fituar nga Trump ka 11 vota elektorale. Gjithashtu Kentucky që është fituar nga Trump ka 8 vota elektorale.

Top Channel