Vrasësi i Vjenës/ Dalin në dritë detaje të reja

04/11/2020 17:37

Autori i sulmit terrorist të Vjenës ishte një “shpirt i humbur”, i cili nuk dukej se mund të ishte të ishte në gjendje të kryente një akt të tillë.

Nikolaus Rast, avokati që e pat mbrojtur në 2019-tën Kujtim Fejzullahun, i tha CNN-it se ai asokohe dukej mjaft i qetë dhe i tërhequr në vetvete.

“E kam para përpara më shumë se një viti. Më krijoi përshtypjen se thjesht po përpiqej të gjente se cili ishte vendi I tij në këtë botë. Askujt s`ia merrte mendja se mund të bënte diçka të tillë, le më pastaj ta dyshonte, sepse në të kundërt diçka mund të ishte bërë më shpejt, sepse në parim, në ne Austri kemi një sistem që funksionon shumë mirë”, tha Rast. Edhe fqinjët thonë se nuk kishte ndonjëherë në sy për keq.

“Nuk ishte person i dyshimtë. Nuk bërtiste këtu poshtë si disa djem të tjerë. Shumica që hyjnë e dalin këtu janë të zhurmshëm, por ai jo. Madje një fqinjë më të moshuar e ndihmonte me çantat e pazarit”.

20 vjecari me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje nga policia pasi vrau 4 vetë në mes te kryeqytetit austriak mbrëmjen e së hënës dhe plagosur 22 të tjerë. Sulmi u krye nga gjashtë pika pranë qendrës së Vjenës. Fejzullahu mbante në trup atë që dukej si brez me eksplozivë, por që më pas rezultoi të ishte i rremë. Policia austriake ka kryer deri tani 14 arrestime në lidhje me ngjarjen, por beson se 22 vjecari ka vepruar i vetëm. Në vend janë shpallur tre ditë zije kombëtare e flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Top Channel