U paraqit në avion me dekoltenë e hapur/ ‘Acarohet’ modelja, stjuardesa i kërkon të mbulohet

04/11/2020 16:55

Një modele, është ndjerë e fyer gjatë një fluturimi të linjës “Southwest Airlines”, ku anëtarë të bordit të avionit, i kërkuan që të mbulonte fytyrën dhe veshjen e saj të hapur.

Eva J Marie, 26-vjeçare, e cila po udhëtonte me djalin e saj 7-vjeçar, thotë se u detyrua t’i merrte hua bluzën e një mjeku për ta lidhur rreth vetes, për të mbuluar disa pjesë. Modelja e tregoi këtë përvojë në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ku shprehte hapur zemërimin se si një fluturuese e shpeshtë siç është ajo, e që shpenzon 90,000 dollarë në vit për këtë linjë ajrore, të trajtohet në këtë mënyrë.

“Sapo kam zbritur dhe jam shumë e mërzitur. Po përpiqem të mos lejoj që të më prishë ditën. Fjalë për fjalë unë pothuajse u shoqërova nga linja ajrore për shkak të veshjes sime, e cila me të vërtetë më acaroi sepse kisha një fluturim të rëndësishëm”, tha Eve.

Eve i tha The Sun se ndihej “plotësisht e poshtëruar, e zënë ngushtë dhe shumë e ofenduar” kur një stjuardesë e kërcënoi të mbulohej ose në të kundërt të largohej nga avioni.

26-vjeçarja thotë se ajo kontaktoi zyrën qendrore të Southëest, e cila i kërkoi falje dhe i ofroi asaj 100 dollarë si kompensim. Ajo tha se kjo nuk ishte “e mjaftueshme për poshtërimin dhe diskriminimin” që ajo përjetoi.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA