Trump fiton në Ohio dhe ngushton rezultatin, Biden 205 vota elektorale – Trump 136

04/11/2020 06:09

Në disa shtete të SHBA vazhdon numërimi i votave.Së fundmi presidenti Donald Trump ka fituar një shtet shumë të rëndësishëm siç është Ohio. Ohio ka 18 vota elektorale dukë bërë që Trump të ngushtojë diferencën dhe të shkojë në 136 vota elektorale në total.

Ndërkohë që pak më herët kandidati Demokrat u shpall fitues në Virxhinia, e cila ka 13 vota elektorale.

Biden aktualisht kryeson me 205 vota elektorale, ndërsa Trump ka 136 vota elektorale.

Top Channel