Skandali me klubin e Flamurtarin, ish-futbollisti: Nëse bashkia ka detyrime duhet të bëhen pagesat

04/11/2020 14:21
Ish-futbollisti i Flamurtarit, Sokol Kushta

Një skandal i ndodhur në Vlorë me klubin e futbollit të Flamurtarit është sjellë në vëmendje ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me një prej restoranteve në Vlorë dhe mos shlyerjen e detyrimit prej 23 milionë lekëve të reja ndaj pronarit të tij, Istref Karafili. Futbollistët e ekipit ushqeheshin me dy vakte me vlerë 1800 lekësh në ditë dhe detyrimi ishte i personit që ka në pronësi klubin.

Ish-futbollisti i Flamurtarit në të njëjtën kohë  edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Sokol Kushta tha se nëse bashkia ka detyrime ndaj restorantit, atëherë duhet që t’i paguajë.

“Unë kam qenë drejtor klubi prej vitesh, i di shumë mirë hallet e problemet, nëse ai ka fatura ai ka të drejtën e bukës së tij, problemi është shumë i madh, përse ka agravuar situata në këtë proces. Kam thënë ekipi është i bashkisë, por babai i kësaj je ti, pavarësisht se Sinani ka donatuar aty. Nuk dua të bëhem palë me asnjërin, duhet të vihen pika mbi i që nëse bashkia ka detyrime duhet të bëhen pagesat”, tha Kushta.

Top Channel