Shifër rekord që nga shpërthimi i pandemisë/ Maqedonia e Veriut raporton 24 vdekje të reja

04/11/2020 09:52

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 24 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër rekord që nga shpërthimi i pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në vend ka shkuar në 1.049.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, kjo shifër është më e lartë se ajo e 25 tetorit kur u regjistruan 22 viktima brenda 24 orëve. Maqedonia e Veriut po ashtu regjistroi 913 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 33.908.

Gjatë 24 orëve të fundit, 421 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë shëruar gjithsej 21.665. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 11.194

Autoritetet shëndetësore të vendit deri më tani kanë kryer gjithsej 255.904 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.731 teste gjatë ditës së fundit.

Gjatë seancës së sotme qeveritare u vendosën masa të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë shkurtimin e orarit të punës në objektet hotelerike deri në orën 21 dhe ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në hapësira publike pas orës 21.

Qeveria po ashtu rekomandoi që qytetarët pa pasur nevojë urgjente të mos lëvizin në hapësira publike pas orës 21.

Top Channel