SHBA, shkon në mbi 238 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

04/11/2020 17:26

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 238.677, prej të cilëve 1.646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 125.254, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.696.175.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,23 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 150 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 977.686 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.710 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,33 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,56 milionë.

Top Channel