SHBA/ Biden vazhdon kryesimin me 118 vota elektorale, Trump 105

04/11/2020 05:05

Vazhdon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidati demokrat, Joe Biden vazhdon të kryesojë ku deri tani ka siguruar 118 vota elektorale, ndërsa presidenti Donald Trump aktualisht ka 105 vota elektorale.

Së fundmi Biden fitoi në: Illinois i cili ka 20 vota elektorale, në New Hampshire shtet që ka 4 vota elektorale . Ndërkohë që Trum fitoi në: Louisiana që ka 8 vota elektorale; Missouri që ka 10 vota elektorale dhe në Kansas që ka 6 vota elektorale.

Top Channel