Rekord të infektuarish/ Italia regjistron shifra të larta, 352 humbje jete në 24 orët e fundit
04/11/2020 18:31
Italia ka shënuar një tjetër rekord rastesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Plot 30.550 janë personat e rinj që janë infektuar me koronavirus në 211.831 tamponë të kryer.
Ndërkohë, viktimat janë 352 kundër 353 të ditës së djeshme, që çon numrin total të tyre drejt shifrës 40 mijë, 39.764. Ndërsa të shtruarit në spitale janë shtuar 1.002 më shumë se një ditë më parë, 67 në terapi intensive.
Në total të shtuarit në terapi intensive janë 2.292 persona. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 7.758 raste të reja, më pas Campania me 4.181 dhe Piemonte 3.577. Sipas të dhënave, rreth 10% i tamponëve rezulton pozitiv, një e dhënë jo e mirë sipas ekspertëve.
Top Channel