Probleme me votat me postë/ Gjykatësi federal urdhëron shërbimin postar të dërgojë fletë votimet

04/11/2020 00:52

Një gjykatës federal urdhëroi shërbimin postar (USPS) të kontrollojë një sërë qendrash për fletë-votime të dërguara me postë, që mund të kenë mbetur pa u shpërndarë dhe t’i dërgojë ato menjëherë në qendrat zgjedhore përkatëse.

Urdhëri i gjykatësit përfshin shtete të tilla si Pensilvania, Florida, Karolina e Jugut, Kolorado, Arizona, Alabama dhe Uajoming. Disa prej tyre janë shtete që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve.

Urdhëri i gjykatësit pasoi një njoftim të shërbimit postar se nuk ka arritur të skanojë për t’u shpërndarë rreth 300 mijë vota. Gjykatësi ka kërkuar që shërbimi postar të bëjë verifikimin se sa vota kanë mbetur pa u shpërndarë dhe të konfirmojë se asnjë votë nuk do mbesë pa u dërguar në destinacion.

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Chad Wolf u shpreh sakaq se nuk ka pasur “ të dhëna që ndonjë vend i huaj të ketë patur sukses në manipulimin ose ndryshimin e votave që janë hedhur”. Mbi 100 milionë amerikanë, ose mbi 75% e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në vitin 2016, morën pjesë në votimet e hershme, ose përmes postës, ose fizikisht, deri mëngjesin e të martës. Zyrtarët amerikanë kishin thënë ditët e fundit se ishin në dijeni të të paktën dy përpjekjeve për të hyrë në sistemet zgjedhore gjatë javëve të fundit, një nga Irani dhe një nga Rusia.

Top Channel