Maradona në spital/ Iu nënshtrua operacionit në kokë! mjekët: Rezultoi i suksesshëm!

04/11/2020 15:48
Diego Armando Maradona

Bota e futbollit merr frymë lirisht në lidhje me Diego Armando Maradonën.

El Pibe De Ore iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente ditën e martë për një mpiksje gjaku në kokë, një operacion ky që rezultoi i suksesshëm. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i 60-vjeçarit, Sebastian Sanchi i cili theksoi se gjithcka shkoi sic ishte parashikuar.

Sipas mjekut, Leonardo Luque, operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta.

‘Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin-tha Luque-është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim’.

Sipas të përditshmes argjentinase ‘Ole’, Maradona që fillimisht shkoi në spital për atë që fillimisht dukej vetëm si një formë anemia, në ditët e para do të qëndrojë nën vëzhgim në terapi intensive dhe riaftësimi i tij mund të kërkojë 1 muaj kohë.

Ndërkaq, përpara spitalit ku Maradona u operua, ishin të pranishëm dhjetëra tifozë që prisnin lajme për  gjendjen e idhullit të tyre i cili në momentin që do të dalë nga spitali do të kthehet në vilën në Brandsen ku ka jetuar prej disa muajsh.

Top Channel