Kanye West merr 60 000 vota: Votoj për dikë të cilit i besoj vërtet, vetes time

04/11/2020 15:39

Është e vërtetë se burri i Kim Kardashian, Kanye West ka thene se nuk ka votuar më parë në zgjedhjet e SHBA, por kësaj here që ishte kandidat, ka votuar për veten e tij.

Këngëtari i kthyer në stilist, duket se kërkon te shtoje në CV-në e tij dhe eksperiencën si President i Shteteve të Bashkuara.

43-vjeçari ndau lajmin me fansat e tij në rrjetet sociale, duke thënë se po votonte për herë të parë në jetë “për dikë të cilit i besoj vërtet”, tha ai duke iu referuar vetes.

“Sot po votoj për herë të parë për presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe po e bëj për dikë të cilit i besoj vërtet … vetes time”.

Kanye nuk bëri të qartë nëse votoi në një nga shtetet ku është i nominuar apo votoi për veten e tij në listë, siç ka inkurajuar shpesh fansat e tij të bëjnë.

West është kandidat zyrtar presidencial në 12 shtete të SHBA përfshi Idaho, Utah, Colorado, Oklahoma, Minnesota, Iowa, Arkansas, Louisiana, Mississippi, Tennessee, West Virginia e Vermont.

Këngëtari është kandidat dytësor në pesë shtete si Alabama, Pennsylvania, New Jersey, New Hampshire e Rhode Island.

Kanye është listuar gjithashtu si kandidat për zv. President me kandidatin presidencial të Partisë Independente Amerikane, Rocky De La Fuente në Kaliforni.

Kësaj vere Kanye njoftoi se do të konkurronte Donald Trump për postin e presidentit. Raoprtimet e fundit thonë se ai ka marrë rreth 60 000 vota.

Top Channel