Holanda skeptike për negociatat/ Qeveria s’ka ende një vendim përfundimtar, por kërkon plotësimin e kushteve të marsit

04/11/2020 15:26

Holanda ruan skepticizmin  lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë  duke kërkuar  përparim në kushtet e vëna.

Qeveria holandaze  nuk e ka ende një vendim  final për uljen në tryezën e parë qeveritare të Shqipërisë me BE-në. Edhe pse vlerëson progresin e bërë, ajo kërkon përparim të mëtejshëm.

Qeveria e Holandës nënvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale nË Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.  Një here qe te gjitha kushtet e vendosura ne Mars 2020 sipas konkluzioneve te Këshillit Europian të jenë përmbushur, do te zhvillohet Konferenca e Pare Ndërqeveritare.

Në një reagim në rrjetet sociale raporteri për Shqipërinë në parlamentin Hollandez Pieter Omtzingt dha detaje të debatit parlamentar.

“Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme‘”, tha Pieter Omtzingt

Mbrëmë qeveria hollandeze  dërgoi në Parlament vlerësimin e saj për paketën e zgjerimit  të Komisionit Europian, pjese e se ciles ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.  Ndryshe nga Shqipëria Hollanda   për Maqedoninën e Veriut  thotë se përparimi është i dukshëm.

Top Channel