Nuk do të ketë ndryshime përsa i përket vendit që do të presë kampionatin Evropian të futbollit që do të zhvillohet vitin e asrdhshëm por që ishte parashikuar të mbahej në verën e këtij viti.
Ky është vendimi i marrë nga UEFA në lidhje me këtë cështje që e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtarer
‘UEFA synon të zhvillojë Euro 2020 sipas formatit dhe në vendet e konfirmuara në fillim të këtij viti dhe po punon për organizimin e kompeticionit me autoritetet e qyteteve pritëse-theksohet në komunikatën e UEFA-duke marrë parasysh pasiguritë e lidhura me situatën e Covid-19, shumë shpejt do të bëjmë të ditur nëse për ndeshjet e qershorit dhe të korrikut do të ketë kufizime për tifozët ose nëse ato so të zhvillohen rregullisht’.
në komunikatën e saj UEFA thekson se përpjekjet janë të tilla për të planifikuar zhvillimin e turneut në 12 qytet me tifozë në stadium. Qeveria e futbollit evropian shton se Vendimet që do të ndryshojnë krejtësisht këtë plan do të mund të merren me afrimin e datave të zhvillimit të turneut duke nënvizuar se gjithsesi për momentin nuk ka asnjë plan për ndryshimin e vendit pritës të eventit.
Top Channel