Covid-19/ Italia regjistron 30,550 raste të reja dhe 352 vdekje në prag të shtimit të kufizimeve

04/11/2020 18:43
Rojet presidenciale Courassier ne monumentin e Ushtarit te Panjohur ne Rome

Italia ka regjistruar sot 30,550 raste të reja koronavirusi dhe 352 viktima nga sëmundja.

Ndërkohë qeveria ka aprovuar kufizimet e reja që do të hyjnë në fuqi nesër, mes të cilave përfshihen shtetrrethimi nga ora 22.00-05.00, mbyllja e qendrave tregtare në fundjavë dhe e muzeumeve.

Sa i përket kufizimeve rajonale, do të ketë një sistem me tre kategori alarmi të pandemisë, sipas të cilave do të renditen 20 rajonet administrative të Italisë. Ende nuk është e qartë se cilat rajone do të vendosen në secilën kategori.

Kryeministri Giuseppe Conte do të mbajë sonte një konferencë të rëndësishme për shtyp.

Ndërkohë në vend janë mbyllur kinematë, teatrot, palestrat, dhe pishinat, kurse baret e restorantet mbyllen në ora 18.00, që prej dekretit të 26 tetorit.

FOTO GALERI
1/3
Italia ka regjistruar sot 30,550 raste të reja koronavirusi

Top Channel