Barcelona-Dynamo Kiev, formacionet e mundshme dhe analizë

04/11/2020 13:13

Barcelona po tenton të vazhdojë formën e mirë në Ligën e Kampionëve ku e presin në “Camp Nou” gjigantin ukrainas, Dynamo Kiev në orën 21:00.

Ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve për Barcelonën ishte fitore kundër gjigantëve të Juventusit me rezultat 2:0, ndërsa Dynamo Kiev ishte mysafir i Ferencvaros në një barazim 2:2.

Grupin G e kryeson Barcelona ku nga dy ndeshje të zhvilluara ka arritur të arkëtoj gjashtë pikë të plota me fitore kundër Juventusit dhe Ferencvarosit ndërsa Dynamo qëndron në pozitën e tretë ku në dy ndeshje ka arritur të tubojë vetëm një pikë.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave janë këto si më poshtë.

Barcelona (4-2-3-1): Neto; Dest, Pique, Lenglet, Alba; Pjanic, De Jong; Trincao, Messi, Pedri; Griezmann

Dynamo Kiev (4-2-3-1): Neshcheret; Kedziora, Popov, Shabanov, Zabarnyi; Shepelev, Andriyevskyi; Tsygankov, Lednev, Verbic; Supryaga

Top Channel