8.3 milionë raste/ Indi, në disa qytete rishfaqet sërish COVID-19

04/11/2020 09:58

Me raste të përgjithshme të koronavirusit në Indi që sot kaluan shifrën 8.3 milionë, përfshirë 46 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, disa qytete janë duke regjistruar rritje të re të shpërthimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve ka arritur në më shumë se 8.3 milionë, duke u rritur me 46.253 raste të reja gjatë ditës së kaluar, së bashku me një rritje prej 514 vdekjesh të tjera.

Përderisa India aktualisht po regjistron një rënie të vazhdueshme të rasteve ditore me tani më pak se 50 mijë, infeksionet në shumë qytete po rriten, përfshirë kryeqytetin New Delhi.

Sipas një buletini shëndetësor të lëshuar nga qeveria lokale e New Delhit të martën në mbrëmje, kryeqyteti regjistroi 6.725 raste të reja me COVID-19 kulmi i ditës më të lartë deri më tani. Vetëm në 10 ditët e fundit, New Delhi ka regjistruar 50 mijë raste me COVID-19.

Rastet aktive me COVID-19 në vend tani janë në 533.787 ndërsa numri i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 7.6 milionë.

Top Channel