Ja kur do të hidhet shorti i Play-off-it të Botërorit, ku Shqipëria do të mësojë edhe kundërshtarët dhe si do të funksionojë
Manchester City është skuadra më afër firmës me Lionel Messit këtë verë, kur argjentinasi tentoi të largohej nga Barcelona. Endrra e “Citizens” për të parë 6 herë fituesin e Topit të Artë me fanellën e “blue sky” zgjati rreth një muaj. Kontrata e Messit me “blaugranaat” përfundon qershorin e ardhshëm, që do të thotë se nga janari do të jetë i lirë të negociojë me ekipin që dëshiron.
Gazeta angleze “Telegraf” shkruan se Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë atij një parakontratë në janar për t’u transferuar në Premier League për sezonin 2021-22. Sipas informacioneve të gazetës britanike, Messi nuk po nxiton të flasë për të ardhmen e tij, derisa të zgjidhet e ardhmja e bordit drejtues të Barcelonës.
Sipas rregullores të UEFA-s, Messi tashmë mund të negociojë me çdo klub që nga 1 janari, pasi kontrata me Barcelonën i përfundon më 30 qershor. Kjo mund të përshpejtojë planin e City për të nënshkruar “Pleshtin”, pasi nuk është i vetmi klub që interesohet për të. Për kuriozitet, City është në një situatë të ngjashme me trajnerin Pep Guardiola, i cili nuk ka rinovuar dhe nuk është e sigurt që ai do të vazhdojë edhe sezonin tjetër.
Top Channel