Sulmi që tronditi Vjenën/ Autori dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare

03/11/2020 09:47

Sipas kryeredaktorit të gazetës së përjavshme austriake Falter, Florian Klenk, autori i sulmit në Vienë, është me prejardhje shqiptare.

Klenk, thotë se autori i sulmit ishte rreth 20 vjeç, i lindur dhe rritur në Vjenë por me prejardhje shqiptare.

“Emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin‘, shkruan ai në një status në twiiter.

Kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit, emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Ishte nën radarin e autoriteteve sepse ishte një nga rreth 90 islamistët austriakë që donin të udhëtonin drejt Sirisë. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë,” – shkruan kryeredaktori Klenk.

Ndërkohë nga sulmi u vranë tre persona dhe u plagosën 15 të tjerë. Po ashtu u vra dhe një nga sulmuesit.

Sulmi terrorist në Vjenë të hënën në mbrëmje, sipas ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer i faturohet të paktën një terroristi islamist.

“Nuk përjashtojmë që ka edhe atentatorë të tjerë”, tha Nehammer. Hetimet vazhdojnë me intensitet. 1000 policë janë të përfshirë në aksion.

Atentatori, të cilin policia arriti ta eliminojë ishte simpatizant i “Shtetit Islamik”. Sipas Nehammer ai ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe një rrip me lëndë eksplozive fallco, që me sa duket donte të përhapte panik.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA