SHBA, sfida e të dënuarve/ Sa vështirësi për të hedhur votën!

03/11/2020 22:42

Gara mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden shënon zgjedhjet e para presidenciale që nga viti 1976, ku numri i atyre që nuk mund të votojnë për shkak të ndonjë krimi ka rënë, sipas “Projektit të Dënimit”, një grup ky që kërkon reformë në drejtësinë penale.

Megjithatë grupi ne fjale thotë se një numër i madh qytetarësh që janë liruar nga burgu e kanë pasur tejet të vështirë të votojnë për shkak të procedurave të vështira administrative. Dënimet për krime nuk u lejojnë rreth 5.2 milionë amerikanëve të votojnë, megjithatë kjo ka rënë me 15 për qind nga viti 2016. 1.4 milion të dënuar për krime në Florida e rifituan të drejtën e votës në janar të vitit 2019 pasi shteti ndryshoi ligjin.

E sërish autoritetet kërkojnë nga ata të paguajnë dëmshpërblimin, gjobat dhe shpenzimet tjera që lidhen me dënimin e tyre. Që të kuptosh detyrimet mund të jetë e ndërlikuar për shkak të të dhënave konfuze dhe nganjëherë të pasakta, te cilat janë bërë jo pak herë pengesë për këtë kategori amerikanësh dhe dëshirën e tyre për të votuar si të tjerët. Një anketë e grupit të avokatëve “Bowie”, tregon se më pak se 5 për qind e ish të dënuarve për krime në Tenesi e kanë rifituar të drejtën e votës për shkak të vështirësive administrative.

Top Channel