“Qëndroni në shtëpi të sigurt”, FBI heton telefonatën që alarmoi SHBA-në ditën e zgjedhjeve

03/11/2020 22:41
Foto ilustruese

FBI po heton thirrjet që janë raportuar ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA që nxisin votuesit të “qëndrojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë të sigurt”.

Zyrtari i Lartë i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike tha se këto janë thirrje që përsëriten në çdo zgjedhje dhe se FBI po ndjek këtë rast.

“Thirrjet e kësaj natyre ndodhin çdo zgjedhje dhe kështu që unë mendoj se ajo që do të ishte më e dobishme është përsëritja e këtij mesazhi për publikun amerikan se … ato ndodhin çdo cikël zgjedhor. Ki kujdes nga njerëzit që po përpiqen të të frikësojnë, të minojnë besimin tënd”, u shpreh ai.

Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Ajovës, Kevin Hall konfirmoi për CNN se zyra ka ndarë informacione me FBI në lidhje me këtë thirrje të regjistruar.

Top Channel