Panik në Vjenë/ Sulm sinagogës në mes të qytetit

03/11/2020 01:24

7 të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i një sulmi në Vjenë të Austrisë. Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes disa postimeve në Twitter. Shënjestra e sulmit ka qenë një sinagogë në zonë pranë sheshit Schwedenplatz.

Raportet paraprake flasin se ndër të plagosur është edhe një polic. Policia i bëri thirrje njerëzve t’i qëndrojnë larg qendrës së qytetit ku mbërritën ndërkohë forca të shumta të saj.

Ngjarja vjen vjetëm pak ditë pas dy sulmeve tronditëse në Francë, i pari i Parisit ku një mësuesi iu pre koka pasi tregoi në klasë karikaturat e profetit Muhanmed, dhe i dyti ai i Nice-s, ku një emigrant tunizian vrau tre persona në katedralene Notre Dame të qytetit, që të dyja këto të cilësuara si sulme terroriste islamike.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel