Ndëshkimi më qesharak në historinë e futbollit? Gjyqtari i vë karton Suarezit pasi… (VIDEO)

03/11/2020 22:50

Dueli i vlefshëm për Ligën e Kampionëve mes Lokomotiva Moskës dhe Atletico Madridit është mbyllur baraz 1-1.

Por kjo ndeshje ka sjellë një episod të veçantë gjatë pjesës së parë.

Kartoni i verdhë ndoshta më i çuditshëm në histori të kësaj gare është marrë në këtë takim nga Luis Suarez.

Arsyeja? Ai kishte kaluar vijat e fushës dhe po e shihte VAR-in së bashku me gjyqtarin e ndeshjes.

Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë për një penallti në zonën e Atleticos, çka bëri që gjyqtari ta shikojë VAR-i.

Gjatë pamjeve ai pa që afër tij qëndronte edhe Luis Suarez, i cili nuk ishte aspak dakord për një penallti.

Gjyqtari nuk është kursyer në këtë rast dhe menjëherë i tregon uruguaianit kartonin e verdhë. 

Top Channel