“Mos më bëni të qaj”/ Trump siç nuk e keni parë kurrë, preket gjatë fjalimit të fundit para zgjedhjeve (VIDEO)

03/11/2020 18:44

Presidenti Donald Trump u tha të mbështetësve në Michigan që të mos e bënin të qante ndërsa ata vazhdimisht brohorisnin “Ne të duam” mbrëmë ndërsa ai përfundoi fushatën e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

‘Mos më bëni të qaj, mos më bëni të qaj,” tha Trump, i cili kishte veshur një kapelë MAGA, para turmës së tij të madhe të brohoritësve në Grand Rapids. ‘Nëse do të filloja të qaja ata do të kishin një histori të madhe për të treguar. Ata do të thoshin se presidenti u thye dhe qau, dhe unë nuk e di nëse kjo është e mirë për ne …”.

Duke folur për ditën e zgjedhjeve, Trump i tha turmës: ‘Unë mendoj se ne do të fitojmë gjithçka. Mendoj se nesër do të jetë një nga fitoret më të mëdha në histori.

‘Këto nuk janë mbështetësit e dikujt që do të humbasë shtetin e Miçiganit. Ne duam një fitore të madhe. Jo vetëm një fitore. Por një fitore e madhe’

FOTO GALERI
1/15
Donald Trump dhe Mike Pence, foto ilustruese

Top Channel