Melania duket sensacionale në fustanin $4,500 Gucci teksa shkon të votojë në Florida

03/11/2020 21:48

Melania Trump dha sot një shfaqje stili teksa erdhi në shtetin e vështirë elektoral të Florida për të hedhur votën, me një fustan elegant $4,500 Gucci, me printime togezash.

Zonja e parë 50-vjeçare i buzëqeshi kamerave teksa erdhi në pikën e votimit në shtetin e Trump, i cili është një nga ato që njihen si “shtetet e lëkundura” ku burri i saj shpreson të ruajë fitoren kundër demokratit Joe Biden.

Sondazhet e fundit para votimeve tregonin një avantazh të lehtë të 77 vjeçarit Biden, ndaj 74 vjeçarit Trump, në shtetet e vështira si Arizona, Michigan, North Carolina, Pennsylvania, e Wisconsin.

Karolina e Veriut kishte rezultatin më të ngushtë në gjashtëshen “e lëkundur”, e llogaritur në 49 përqind për Biden e 47 përqind që mbështesin Trump.

Por Melania nuk dukej se ishte e shqetësuar për shifrat teksa tregoi mbështetjen për të shoqin duke votuar në qendrën e zbavitjes Mandel Recreation Center, vetëm disa minuta larg me makinë nga fusha e golfit e presidentit Trump, Mar-a-Lago.

Melania foli gjithashtu me gazetarët në pikën e votimit, ku tha se ndjehej shumë mirë.

“Është dita e zgjedhjeve, desha të vija këtu vetë për të votuar”, tha ajo.

Presidenti dhe gruaja e tij vendosën në fund të 2019 të ndryshojnë shtetet e tyre të origjinës nga Manhattan në Palm Beach, në Florida.

Top Channel