Indonezi, 161 mjekë humbën jetën nga COVID-19 brenda një jave

03/11/2020 16:14

Të paktën 161 mjekë në Indonezi e kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit (COVID-19), bëri të ditur sot një shoqatë e mjekëve.

“Të paktën 161 mjekë e kanë humbur jetën gjatë javës së fundit”, tha Adib Khumaidi, drejtuesi i Ekipit Lehtësues të Shoqatës së Mjekëve të Indonezisë (IDI).

“Shumica e viktimave janë nga Java Lindore me 33 raste dhe Xhakarta me 24 raste”, tha Adib në një deklaratë.

Si Java Lindore ashtu edhe Xhakarta janë provinca që përbëjnë pothuajse 40 për qind të rasteve totale të vendit.

IDI po ashtu theksoi se 73 për qind e vdekjeve u raportuan pasi kufizimet në provincat me rrezik të lartë u hoqën ose u lehtësuan në korrik.

Deri më tani, Indonezia ka raportuar 418.375 raste me 349.497 të shëruar dhe 14.416 viktima.

Top Channel