Fotot/ Kujtimet e trishtuara që mbetën nga rrënojat e pallatit në Izmir 

03/11/2020 18:02
Letra e gjetur në rrënoja

Pallati Doğanlar në rrethin Bayraklı në Izmir ishte më i dëmtuari pas tërmetit të 30 tetorit.

Kujtimet e trishtuara mbetën nga rrënojat e saj.Doğanlar është  gdhendur në kujtesën e cdo personi pas momenteve të shpëtimit të 3-vjeçares Elif Perinçek.

Një shënim i shkruar në pjesën e pasme të një fotografie me shkrimin e një fëmije të vogël, “Ju jeni mbretëresha e shtëpisë tonë. Unë ju dua shumë, nëna ime” tërhoqi vëmendjen nga ekipi që po pastronte vendin.

Sende të shumta me vlerë morale si lodra, albume, libra dhe medalje të fituara në turne u dërguan në çadrën e Gjysmëhënës së Kuqe Turke për t’iu dorëzuar pronarëve të tyre.

Tërmeti me madhësi 6, 6 ballë në Detin Egje u regjistrua të Premten, 30 Tetor në orën 14.51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit. Pas tërmetit, ndodhën gjithsej 1528 pasgoditje, nga të cilat 44 tronditje ishin më të mëdha se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar në 13 nga 17 ndërtesat në Izmir dhe puna vijon në 4 ndërtesa dhe 3 pika. 110 persona kanë ndërruar jetë deri më tani, ndërsa qindra janë plagosur.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA