Trump për zgjedhjet: Do të ketë rrëmujë kaotike!

02/11/2020 18:55

Donald Trump paralajmëroi se zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të shoqërohen me rrëmujë dhe kushte kaotike dhe se numërimi i votave mund të zgjasë disa javë.

Presidenti amerukan u tha mbështetësve të tij se ata ndoshta duhet të presin disa javë për të ëmsuar rezultatin e votimit.

“E gjithë bota dhe vendi ynë do të presin e do të presin e do të presin për të mësuar se kush fitoi, ju do të prisni për javë të tëra”, tha Trump.

“3 nëntori do të vijë dhe shkojë dhe ne nuk do ta dimë dhe do të kemi rrëmujë kaotike në vendin tonë”, shtoi ai.

Trumpi nuk iu referua për këtë paralajmërim trazirave në rrugë, por numërimit të votave që dërgohen me rrugë postare. Republikanët u përpoqën ta parandalonin zgjatjen e afatit për numërimin e votave në Pensilvani, megjithatë dështuan me përpjekjen e tyre. Kjo do të thotë se votat e dërguara me rrugë postare duke respektuar afatin e dërgimit, duhet të numërohen edhe nëse ato arrijnë tre ditë pas datës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Nëse diferenca e votave mes Trumpit dhe Biden do të jetë e ngushtë, rezultatet e votimit në Pensilvani mund të jenë vendimtare, sepse në këtë shtet as republikanët dhe as demokratët nuk mund të llogarisin paraprakisht një shumicë të sigurt. Trumpi është kundër votimit me rrugë postare, sepse përvoja ka treguar që këtë metodë votimi e përdorin më tepër simpatizantët e demokratëve sesa ata të republikanëve.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA