Tërmeti në Izmir, shkon në 92 numri i jetëve të humbura

02/11/2020 18:21

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 92, ndërkohë që 147 të plagosur po trajtohen në spital.

Duke folur në një konferencë për media më herët gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.

Kujtojmë se me datë 30 tetor, një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale.

Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1.286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 16,54 km në thellësi të detit.

Top Channel