
Macron viziton SHBA-në, mediat komentojnë: Kërkon të bindë Trumpin të mos afrohet me Putin!
24/02 13:42
Së paku 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit “Goni” në Filipine, i cili konsiderohet si më i forti i këtij sezoni.
Dëmet janë të pallogaritshme, ndërkohë që autoritetet kanë mundur të rivendosin kontaktet me një ishull të largët që u godit më rëndë. Bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i rëndë, pasi dhjetëra persona janë shpallur të humbur.
Më shumë se 13 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe shumë të tjera kanë mbetur pa energji elektrike..
“Goni” është tajfuni i 18 i sezonit në Filipine dhe mendohet të jetë një nga më të fuqishmit që pas “Haiyan” i cili iu mori jetën 6300 personave në vitin 2013.
Top Channel