Shteti kyç i Iowa-s/ Trump i merr kryesimin Biden-it

02/11/2020 19:09

Donald Trump ka dalë në avantazh me shtatë pikë në shtetin kyç të Iowas, sipas sondazhi të fundit të realizuar nga gazeta Des Moines Register.

E njëjta e përditeshme pati parashikuar me saktësi fitoren e tij në 2016-tën, edhe atëherë kur dukej se fitorja në zgjedhjet presidenciale i takonte Hillay Klintonit. Trumpit edhe asokohe, Des Moines Register i jepte një epërsi prej shtatë pikësh ndaj Klintonit, avantazh ky që më vonë u përlthye në një triumfi me 9.6 pikë përqindjeje për republikanin. Ky anketim mund të jetë i parehatshëm për demokratët, thotë shtypi i huaj, të cilët druhen se Bideni mund të pësojë të njëjtin fat si ish-sekretarja amerikane e shtetit, e cila ishte gjithashtu tejet e favorizuar.

Fushata tashmë është në ditën e fundit dhe kandidatët për garën presidenciale po përpiqen te bindin votuesit e pavendosur dhe po i nxisin mbështetësit e vet të dalin në votime. Trump dhe Biden po zhvillojnë takime elektorale në shumë shtete që do të jenë ndër më të rëndësishmet në përcaktimin e rezultatit. Ndalesa e përbashkët në itinerarin e tyre është Pensilvania, një shtet ku Biden kryeson sipas sondazheve të fundit, por të cilin Trump e fitoi katër vjet më parë. Ai që merr Pensilvaninë, siguron 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për një mandat katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti. Disa pritet t’i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpalljen e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.

Top Channel