Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge 22/04 12:31
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë lënduar gjatë shembjes së një ure hekurudhore në verilindje të Kinës.
Sot herët në mëngjes u shemb ura hekurudhore e cila është në ndërtim e sipër, ndërsa bëhet fjalë për një ndërtim të gjatë 39 metra në qytetin Tianjin.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëron se në fatkeqësinë jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa u lënduan edhe 5 të tjerë.
Shërbimet kompetente kineze kanë ngritur hetim për shkaqet e shembjes së urës.
Top Channel