Regjimi i Kim Jong-un; Dënimi mizor i Koresë së Veriut për fëmijët e lindur jashtë martese

02/11/2020 17:58

Sipas raportimeve nga Korea e Jugut fëmijëve në Korenë e Veriut që lindin nga prindër që nuk janë të martuar, u mohohen ushqimet, vaksinat mjekimet.

Sipas ligjeve vendore, nënat e pamartuara nuk lejohen të regjistrojnë lindjen e bebeve të tyre dhe në këtë mënyrë fëmija nuk përfiton mbrojtjen ligjore nga sistemi.

Politikat e ashpra u evidentuan muajin që shkoi kur nënat në një provincë jugore të Penianit ishin grumbulluar në spital me bebe e tyre për të marrë vaksinat, por nënat me bebe që nuk ishin të martuara u refuzuan nga autoritetet.

Një burim i zonës tha për ‘Radio Free Asia’ se për marrjen e vaksinës së njohur si “e OKB” bebeja duhet të ketë çertifikatën e lindjes, të cilën fëmijët e lindur jashtë martese nuk kanë të drejtë ta marrin.

Burimi shpjegonte: “Për programin e vaksinave të OKB nevojitet çertifikata e lindjes. Javën e kaluar spitalet e provincës dhanë suplemente ushqyese për fëmijët nën 1 vjeç dhe për fëmijë deri në pesë vjeç. Autoritetet bënë gjithashtu vaksinat e parandalimit të poliomelitit dhe tuberkulozit. Por bebet jashtë martese nuk u përfshinë në listën e vaksinave që prej vitit të kaluar pasi lindja e tyre nuk është regjistruar”.

Një burim i dytë i cituar nga rrjeti tha se numri i nënave të pamartuara në Korenë e Veriut është në rritje.

Megjithse e izoluar nga pjesa tjetër e botës, mendësia e koreano-veriorëve ndaj martesës po ndryshon.

Më shumë njerëz po bëjnë seks para martese dhe kjo ka shkaktuar lindjen e më shumë bebeve nga nëna të pamartuara.

Burimi tha se nëna të tilla i përkasin gjeneratës më të re.

“Bebet që kanë prindër te parregjistruar në martesë nuk mund të regjistrojnë lindjen e tyre pasi prindërit biologjikë nuk mund të identifikohen”.

Suplementet e ushqimit dhe vaksinat falas vlerësohen shumë nga qytetarët që nganjëherë mezi arrijnë t’i ushqejnë ata. (Express)

FOTO GALERI
1/5
Fëmijëve në Korenë e Veriut që lindin nga prindër që nuk janë të martuar, u mohohen ushqimet, vaksinat

Top Channel