Rama-Bashës: Kapesh pas Covid si i mbyturi pas fijes së barit, nuk ndalon dot as aleaten në fushatën për përhapjen e virusit

02/11/2020 10:13

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të PD, Lulzim Basha i cili e akuzoi për menaxhimin e pandemisë.

Basha më herët tha se “Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura’.

Ndërsa kryeministri Rama thotë se “Basha pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! ”

Kryeministri Rama në Twitter:

Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë!

Top Channel