Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka nguruar të nxjerrë në pah një gafë të kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë një takimi të këtij të fundit me studentët.

Përmes një postimi në Instagram, ku publikoi videon e Bashës gjatë momentit në fjalë, Edi Rama vë në lojë deklaratën e kryetarit të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha ekzaktësisht se “për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë lekë do t’u përgjysmohet tarifa”.

Kaq u desh dhe Rama nuk e vonoi kundërpërgjigjen ironizuese:

“Obobo studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë (në muaj besoj) do t’iu përgjysmohet tarifa. Të reja apo të vjetra o Njish”, shkruan Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Basha përfshihet në “gafa matematikore”, ashtu siç nuk është e para herë që Rama ndjek të njëjtën strategji; përmendjen e gabimit të kundërshtarit në rrjete sociale dhe fjalime. E shumëpërfolur është llogaritja e gabuar e Bashës në Kuvend, 7×7=42 dhe 49 + 36 =95, çka shkaktoi të qeshura mes deputetëve.

Top Channel