Fillimi i vitit akademik online, flet ministrja Kushi: Një vit i pazakontë,vendimi i komitetit të ekspertëve nuk ishte i lehtë

02/11/2020 11:30

Në ceremoninë e rihapjes pas 10 vitesh të Universitetit të Forcave të Armatosura ka marrë pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi.

Gjatë fjalës së saj ministrja Kushi ka folur për fillimin e vitit të ri akademik sot online në universitete.

Kushi është shprehur se e pazakontë që ta uroj këtë vit të ri akademik me auditore të zbrazura.

Gjithashtu ministrja është shprehur se nuk ishte e lehtë që të merrej ky vendim, por kjo bëhët në mënyrë që të përballohet dhe parandalohet përhapja e Covid-19.

Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik.

Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim”, tha Kushi gjatë fjalës së saj.

Top Channel