Çifti rumun përdorin djalin 6-vjeçar për të vjedhur orën e florinjtë €70 000 në Londër

02/11/2020 21:16

Një çift rumun përdorën djalin e tyre gjashtë vjeçar për t’i ndihmuar të vidhnin një orë të florinjtë 67,000 paundë nga dyqanet luksoze Harrods në Londër, u tha dje në gjyqin e tyre.

Ilie Para e Marta Para-Bloj, të dy 33 vjeç, kishin studiuar disa ditë më herët dyqanin e luksit në qendër të Londrës dhe kishin bërë foto të orës të florinjtë 18 karat, Royal Offshore Oak.

Më 19 shtator të këtij viti çifti ishin kthyer në dyqan bashkë me djalin e tyre, dhe kur shitësi u kishte kthyer kurrizin, kishin zëvendësuar orën e shtrenjtë me një kopje që e kishin fshehur në kapuçin e djalit.

Prokurori Dominic Hockley tha se çifti kishin qenë në dyqanin e vjedhjes pesë ditë më herët.

“Ata ecnin nëpër dyqan dhe më në fund kërkuan të provonin orën në fjalë. Ilie Para provoi disa ora dhe më pas bëri foto të një ore të veçantë nga të gjitha anët. Më pas ata u larguan nga dyqani me makinën e tyre. Ky ishte vetëm një mision zbulimi. Kur ata gjetën orën që dëshironin, bënë foto me qëllim të gjenin një kopje”.

Çifti u kthyen në dyqan disa ditë më vonë me djalin e tyre me vete, duke kërkuar të shihnin orën. Kur shitësi mori ora të tjera për t’i vendosur në vendet e tyre, Para mori orën origjinale që kishte provuar dhe e ndërroi me të rremen, e cila ishte fshehur në kapuçin e djalit.

“Ai menjëherë e vendosi atë në vitrinë”, tha prokurori.

Dy hajdutët u bënë pak nervozë kur shitësi i kërkoi të dhënat e tyre.

Shitësi nuk e kishte idenë e këmbimit por ditën tjetër një koleg i tij vuri re ndryshimin. “Ishte një orë fallco bindëse, por gjithsesi fallco”, tha prokurori Hockley.

Menjëherë u njoftuan autoritetet dhe familja u ndalua në portin e Dover ku Para po e mbante në kyç orën e vjedhur.
Dyshja pret dënimin në seancën e 14 dhjetorit.

FOTO GALERI
4/5
Dyshja u kap teksa tentonin te largoheshin nga vendi

Top Channel