Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin 18/10 22:52
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një sinagogë (objekt kulti) në kryeqytetin austriak, Vienë.
Ministria e Brendshme e Austrisë ka raportuar se deri më tani kanë vdekur disa persona si edhe janë plagosur disa të tjetër. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës e herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi.
Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit.
Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.
Top Channel