Tottenham Hotspur katapultohet në vendin e dytë të Premier League (14 pikë), duke shfrytëzuar humbjen e Evertonit në fushën e Neëcastle. Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 2-1 ndaj Brightonit me Gareth Bale që gjeti golin e parë me këtë fanellë pas më shumë se 7 vitesh (për shtate sezone luajti me Real Madridin).

I zakonshmi Harry Kane i dha epërsinë fillestare Tottenhamit që në minutën e 13-të me 11-metërsh, por vendasit nuk e humbën toruan, përkundrazi e rritën presionin ndaj kundërshtarit derisa në fillimim të pjesës së dytë barazuan me Lamptey.

Buzëqeshjen Mourinhos do t’ia kthenin dy ish-futbollistë të Real Madridit, të afuar nga londinezet në merkaton e verës. Reguilon depoërtoi nga e djathta dhe hodhi topin në zonë duke gjetur Gareth Bale, i cili nuk hezitoi duke e devijuar me kokë në rrjetë. E ligjshme festa e uellsinit, që shkoi të falënderonte lojtarin e krahut të majtë për asistin perfekt që i dha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA