Një prej operave më të rëndësishme të Gjermanisë, ajo e Mynihut mund të akomodojë lehtësisht 2.100 vetë.

Në shtator, ajo mori një leje të posaçme nga qeveria bavareze sipas të cilës mund të pranonte 500 spektatorë në vend të 200 që ishte në kohën e koronavirusit në landin bavarez. Qëllimi ishte të kryenin një lloj eksperimenti bazuar mbi koncepte strikte që kombinonin higjienën, mbajtjen e maskave dhe distancimin, në mënyrë që të vlerësohej me akte rreziku i infektimit nga Covid 19 atje.

Në fillim të tetorit, nuk ishte vënë re asnjë infektim. Por eksperimenti u ndërpre nga rikthimi I masave të forta izoluese. Ashtu si shumë institucione të tjera kulturore, edhe opera e Mynihut do të mbyllë dyert në 2 nëntor. Por përpara kësaj, e organizoi një premierë: atë të operës “Die Vögel” (Zogjtë), me praninë e 50 spektatorëve të autorizuar.

Michael Nagy: E vështirë është për ne t`I drejtohemi publikut kur salla është bosh..por pavarësisht të gjithave duhet konsideruar fat që të paktën kemi mundësinë e një premiere përpara se në Gjermani të hyjnë në fuqi masat e izolimit.

Nikolaus Bachler: Në fund, ajo që ka rëndësi është të sjellim jetë në këtë sallë. Për artin në vetvete nuk bën shumë dallim se vlerësohet nga 20, 50, 500 apo 5000 persona.

Gjermania vendosi me herët zbatimin e të ashtuquajturit izolim “të butë” kombëtar.  Kancelarja Merkel tha se jemi para një situate dramatike dhe dimri do të jetë i vështirë, por edhe ai sipas saj, do të përfundojë.

Top Channel