Gola për të tërë, ekipet e Superiores nuk zhgënjejnë në raundin e parë të Kupës

01/11/2020 16:36

Mungojnë surprizat në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, që u zhvillua me tek ndeshje.

Të gjitha ekipet e Superiores u kualifikuan në raundin e dytë, ndërsa takimi Elbasani – Luftëtari nuk u zhvillua, pasi ekipi gjirokastrit është shkrirë dhe nuk do të marrë pjesë as në Kategorinë e Parë. Në Grupin A Tirana fitoi thellë 4-1 me Shkumbinin, Laçi 3-0 me Vorën, ndërsa Kastrioti mposhti 2-1 Burrelin.

Eliminohet që në start Flamurtari, i cili u mposht 1-2 nga Dinamo. Avancon në raundin e dytë edhe Bylisi, që iu imponua 2-1 Veleçikut.  Më poshtë të gjitha rezultatet e Grupit A.

Grupi A

Tirana – Shkumbini     4-1

(Ramazani 26′ aut., Vrapi 39′, Muçi 41′, 73’/ Mustafaraj 52′)

Laçi-Vora       3-0

(Nëabueze 6′, 46′, Malota 18′)

Teuta-Tërbuni 4-0

(Jazxhi 37′, Kapllani 38′, Gruda 52′, L. Vila 54′)

Bylis-Veleçiku      2-1

(G. Lika 12′, Trumci 34’/ Shekaj 93′)

Flamurtari – Dinamo 1-2

(Mukoj 75’/ Djidjëa 68′, Da Silva 90′)

Kastrioti  – Burreli       2-1

(Shkalla 55′, Okebuku 82’/ Mallunxa 75′)

Besëlidhja – Egantia  1-1 (shtesë)

(Hoxha 66’/ Magani 61′)

Korabi – Erzeni    2-0

(Skuka 68′, Xhebrahimi 84′)

Në Grupin B, Kukësi i shënoi 5 gola Maliqit, me të njëjtin rezultat 5-0 Partizani fitoi me Ilirinë,  Skënderbeut i mjaftoi një gol për të eliminuar Tomorin, ndërsa Vllaznia shpërtheu me 7 gola ndaj Devollit. Apolonia fitoi 4-1 me Turbinën, ndërsa rezultati më i thellë u arrit mes Pogradecit dhe Orikut, që u mbyll 9-1 për “liqenorët”. Lushnja – Besa u vendos në kohën shtesë.

Grupi B

Kukësi – Maliqi   5-0

(Z. Gavazaj 2′, Kotobelli 27′, Eze 65′, 82′, Ibraimi 78′)

Skënderbeu – Tomori       1-0

Mensah 25′

Partizani – Iliria   5-0

(Solomon 22′, 57′, J. Asani 38′, Broja 52′, Melo 68′)

Vllaznia – Devolli        7-0

(Dilaver 6′, 36′, 65′, Imeri 11′, H. Marku 25′, Isaevski 57′, Jonuzi 63′)

Apolonia – Turbina    4-1

(Kofi 23′, Gjata 26′, Mihana 48’Ekemini 88’/ Sollaku 83′)

Pogradeci – Oriku       9-1

(Abazaj 2′, 63′, Dragoj 4′, 14′, Topllari 10′, Kasa 25′, Tako 37′, Balla 72′, Toma 85’/ Shaba 59′)

Lushnja – Besa     0-1 

(Nunes 115′)

Raundi i dytë

Grupi A

Tirana-Korabi

Laçi-Besëlidhja/ Egnatia

Teuta-Kastrioti

Bylisi-Dinamo

Grupi B

Kukësi-Besa

Skënderbeu-Pogradeci

Partizani-Apolonia

Vllaznia-Elbasani

Top Channel