Izmir, Turqi

Viktima e dytë me origjinë shqiptare nga Kosova është regjistruar pas tërmetit në Izmir.

Ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Twitter ka dhënë lajmin e trishtë.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.

Top Channel