Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai ka njoftuar se gjendjen e ka stabile. Ndërsa për 14 ditë do të vetëizolohet.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve. Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku. Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim. Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar. Ragip Begaj

Top Channel