Kanadaja kërkon të sjellë në vend 1.2 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme

31/10/2020 18:52

Ministri i emigracionit Marco Mendicino thotë se plani i ri kërkon të mbushë mangësitë në krahun e punës dhe të rrisë ekonominë e vendit.

Kanadaja ka thënë se kërkon të sjellë në vend të paktën 1.2 milionë emigrantë të rinj gjatë tre viteve të fundit. Ministri federal i emigracionit Marco Mendicino tha se vendi kërkon të mbushë tregun e paplotë të punës me qëllim forcimin e ekonomisë së goditur nga pandemia e COVID-19.

Duke folur me gazetarët në Ottawa, Mendicino tha se qeveria federale kërkon të pranojë 401,000 rezidentë të rinj në 2021, 411,000 te tjere në 2022 dhe një tjetër 421,000 në vitin 2023.

“Kanadaja ka nevojë për më shumë punëtorë dhe emigracioni është mënyra për ta arritur këtë”, tha Mendicino.

“Para pandemisë, objektivi rutinë i qeverisë tonë ishte nxitja përpara e ekonomisë me anë të emigracionit. Tashmë kjo nismë është vitale”, tha Mendicino, duke parashtruar objektivat.

Robert Falconer, ekspert emigracioni në Universitetin kanadez të Calgary tha se nëse qeveria arrin objektivat e saj “tre vitet e ardhshme do të jenë më të lartat për pranimin e të huajve që prej vitit 1911”.

Duke detajuar më tej planet qeveria e Ottawa ka thënë se kërkon të mirëpresë 232,500 të ardhur nga kategoria e emigratëve ekonomikë në 2021, 103,500 të ardhur si anëtarë familjesh që jetojnë tashmë në Kanada, 59,500 refugjatë dhe persona të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje, ndërsa 5,500 njerëz të tjerë do të pranohen për arsye humanitare.

Historikisht sistemi i emigracionit në Kanada ka sjellë në vend emigrantë të kualifikuar ose refugjatë që bashkohen me familjet e tyre atje.

Vendi ka mbyllur kufijtë për emigrantët prej marsit nga pandemia e COVID-19 por në gusht ka sistemuar 128,425 të ardhur të rinj, raporton Reuters, që janë më pak se gjysma e objektivit prej 341,000 persona për vitin 2020.

Por pandemia e COVID-19 ka vënë në dukje pabarazinë dhe probleme të vjetra të sistemit të emigracionit në vend, teksa shumë azilantë dhe refugjatë jetojnë e punojnë në kushte të këqija.

FOTO GALERI
3/3
Ottawa kërkon të pranojë 401,000 rezidentë të rinj në 2021, 411,000 te tjere në 2022 dhe një tjetër 421,000 në vitin 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA