E konvertoi në muslimane që të martohej me të/ Protesta për adoleshenten e marrë peng nga burri 44 vjeçar

31/10/2020 17:37

Adoleshentja 13-vjecare kristiane Arzoo Raja ishte marrë peng nga një musliman 44 vjeçar në Karachi të Pakistanit, i cili e detyroi të konvertohej në fenë e tij për t’u martuar.

Por ngjarja ka shkaktuar protesta në Karachi e Lahore dhe aktivistët kërkojnë anullimin e martesës.

Lidhja është konsideruar e ligjshme nga një gjykatë në Pakistan pasi burri tha se vajza e vogël u konvertua me dëshirën e saj.

Arzoo Raja u mor me forcë nga shtëpia e saj në Karachi më 13 tetor, dhe dy ditë më vonë burri tregonte një çertifikatë ku thuhej se ajo ishte 18 vjeçe, dhe se ishte konvertuar në fenë e tij.

Sipas raportimeve, në seancën gjyqësore Arzoo ishte përpjekur të vraponte drejt nënës së saj por burri e mbante të kapur nga krahu për të mos u larguar.

Babi i saj tha se fëmija ishte marrë peng nga shtëpia kur të dy prindërit ishin në punë.

Kur policia kontaktoi familjen dy ditë më vonë, ata informuan prindërit se “burri” kishte një çertifikatë martese, thuhej në raportin e grupit vendas për të drejtat e kristianëve CLAAS.

Drejtori i tij Nasir Saeed tha: “Shpesh vajza të vogla kërcënohen për të dhëne deklarata kundër vulnetit të tyre, duke thënë në gjykatë se janë martuar dhe konvertuar në fenë islame me dëshirën e tyre”.

“Kjo është një çështje shumë delikate për kristianët në Pakistan por për fat të keq ka rënë në vesh të shurdhër të autoriteteve dhe politikanëve”.

Arzoo gjithashtu raportohet se ka ndryshuar emrin në Arzoo Fatima pasi gjyqtari tha se ishte konvertuar në fenë islame me dëshirën e saj.

Në çertifikatën e martesës thuhet se ajo është 18 vjeçe, por familja e saj tregoi një çertifikatë ku vajza rezultonte vetëm 13 vjeç, raportonte organizata kristiane.

Ata shtojnë më tej se 21% e vajzave në Pakistan martohen para moshës 18 vjeçare.

Në 2017, qeveria e Pakistanit u përpoq të ndalonte martesat e vajzave nën moshë duke caktuar dënime me deri në 10 vjet burg për shkelësit.

FOTO GALERI
3/3
Arzoo shte përpjekur të vraponte drejt nënës së saj në seancën gjyqësore por burri e mbante të kapur nga krahu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA