Algjeria në shfaqje force me gjuajtësit e rinj MiG-29M

31/10/2020 16:17

Algjeria ka konfirmuar së fundmi marrjen e dërgesës së parë të gjuajtësve të rinj rusë MiG-29M, të cilët u dërguan në pjesë atje dhe u montuan në vendin më të madh të Afrikës.

Gjuajtësit e porositur në panairin ajror MAKS 2019, u prodhuan shpejt dhe raportohet se dërgesa e parë ishte 14 copë.

Nuk është ende e qartë nëse ato do të zëvendësojnë gjuajtësit e vjetëruar MiG-29 apo do të jenë një njësi e re e zgjerimit të flotës ajrore.

MiG-29M është modeli më i aftë i dizajnit MiG-29 dhe përdoret gjithashtu në numër të kufizuar nga forcat ajrore ruse.

Avioni përfaqëson një modernizim të gjerë të gjuajtësit të epokës së Luftës së Ftohtë MiG-29A, dhe ndryshe nga variantet e tjera si MiG-29SMT që kohët e fundit u dërguan për Sirinë, apo MiG-29UPG të porositur nga India, përdorin materiale të avancuara trupore dhe janë të pajisuar me raketa Kh-35 e R-77.
Ata kanë sisteme të avancuara elektronike luftarake dhe radarë Zhuk-ME, me nivel të lartë ndërgjegjësimi të vendndodhjes.

Vendimi i Algjerisë për blerjen e tyre u bë pas konsultimeve me përdorues të tjerë të MiG-29M edhe pse Egjipti prej vitesh ka perdorur variantet e tyre dhe raportohet se është i kënaqur me performancën.

FOTO GALERI
2/6
Su-30MKA i forcave ajrore algjeriane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA