Autori i faullit që dëmtoi rëndë mbrojtësin Virgil Van Dijk u detyrua të kërkojë badigardë dhe eskortë për ta mbvrojtur nga kërcënimet me vdekje, por tani futbollisti i Liverpulit është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në fushë. Kampioni i Anglisë kreu me sukses operacionin në ligamentin e gjurit që e dëmtoi nga portieri Pikford në derbin kundër Evertonit në “Goodison Park”.
Kjo situatë i ka kushtuar shumë njërit prej mbrojtësave më të mirë në botë, i cili me siguri ka mbyllur këtë sezon futbollistik, ose në rastin më të mirë, mund t’ia dalë të rikthehet vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit anglez. Probleme të tilla në lidhje me ligamentet kërkojnë të paktën gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar.
Këtë fazë Van Dijk do ta nisë menjëherë, duke qenë gjithë kohën nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të Liverpool. 29-vjeçari shpreson që të paktën të jetë gati për Euro 2020 me Holandën kompeticion që do të startojë qershorin e ardhshëm.
E ndjekur nga fati i keq, skuadra e “Anfield Road” mori një tjetër goditje në mbrojtje. futbollisti i përfaqësueses braziliane, Fabinho pësoi një dëmtim muskular në fitoren e tyre kundër Midtjylland në Ligën e Kampionëve të martën. Klopp e përshkroi dëmtimin si “pikërisht gjëja e fundit që na duhej”, dhe braziliani pritet të humbasë përplasjen thelbësore kundër Manchester City fundjavën e ardhshme pasi u tërhoq nga skuadra e ekipit të tij kombëtar për sfidat FIFA-s në nëntor.
Top Channel