Meta shëtitje nga liqeni, Veliaj: Kënaqësi që Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht

30/10/2020 10:00

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme me ecje nga zona e Liqenit.

Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka ironizuar duke deklaruar se Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht.

“Kënaqësi që Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht. Dhe Liqeni qe zaptuar, por sot është histori suksesi! Njësoj si Astiri e zgjatimi i Lanës. Punë, jo Dhunë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë Meta shfaqet nën shoqërinë e këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Bahri Shaqiri, që duket se ka zgjedhur gjithashtu të ushtrojë aktivitet sportiv.

Top Channel