Një lajm i keq për Antonio Conten dhe Interin. Romelu Lukaku iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes në institutin “Humanitas”, në Rozzano, pas një problemi që shfaqi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut.

“Ekzaminimet, – lexohet në deklaratën e klubit ziklatër, – treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite.”

Një lajm i hidhur dhe i papritur, pasi golashënuesi më i mirë i Interit në këtë fillim sezoni do të mungojë ndaj Parmës në Serinë A dhe kundër Real Madridit në Championsin League (takim përcaktues për renditjen e grupit).

Në mendjen e Contes, megjithatë, ekzistonte ideja për ta ruajtur sulmuesin ndaj Parmës, me Pinamontin si zëvendësuesin e tij të mundshëm përkrah Lautaro Martinezit. Por Interi e humbet Belgun, duke përjashtuar një mrekulli të mundshme, edhe për ndeshjen e së martës ndaj “Los Blancos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA