“Valsi i lumturisë” quhej koncerti jubilar për 80-vjetorin e lindjes së Avni Mulës. Kocert të cilin Top Channel do ta rikthejë për publikun të shtunën. Atëhrë, nëpër korridoret e ngushta te Teatrit te Operes që gumëzhinin, mes skenës që zhurmonte, Avni Mula gjendej aty, nuk fliste shume, e pas çdo frazë përlotej.
Ishte i rrethuar jo vetëm prej së bijës së tij, Invës, që u ngjit në skenë për këtë përvjetor të babait të saj në skenën e operas, por edhe nipit, Anthony.
Ndërsa të tjerët, dirigjenti Ermir Krantja ishte po pranë.
“80 vjet janë shumë, por janë edhe pak, e në disa faqe që kam shkruar së fundi, e kam përshkruar qenien time me një thënie latine që thotë: “Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër”-ka thënë atëherë Avni Mula.
Ky koncert ishte dhurata e madhe për Avniun ne 80-vjetorin e lindjes. Ndërsa ky transmetim të shtunën është dhurata e Top Channel në nder të kujtimit të tij.
Së bashku me të interpretojnë solistet Adrian Xhema, Ylber Gjini e Sidrit Bejleri. Si edhe këngëtaret Anjeza Shahini e Evis Mula. Në piano ishte i ulur Genc Tukiqi, në praninë edhe të korit e orkestrës se TKOB-se.
Top Channel